Ndërlidhjet

MOSKË


Sot për herë të parë u mblodh Parlamenti i ri i Rusisë. Partia Rusia e Bashkuar, e kryesuar nga presidenti Vladimir Putin ka 315 nga 450 ulëset në parlament. Boris Gryzlov nga Partia Rusia e Bashkuara u rizgjodh në krye të Dumës, Dhomës së Ulët të Parlamentit.
Putini, i cili nuk morri pjesë në mbledhjen e parë të Dumës, tha se fitorja bindëse e partisë i jep atij "të drejtën morale" që të ketë rol të rëndësishëm në politikën ruse pasi të largohet nga posti në mars, kur mbahen zgjedhjet presidenciale.
Ai e mbështeti Dmitriy Medvedev për president të ri, ndërsa ky i fundit tha se nëse fiton, dëshiron që Putini të shërbejë si kryeministër.
XS
SM
MD
LG