Ndërlidhjet

TASHKENT


Presidenti uzbek, Islam Karimov fitoi një mandat të tretë presidencial, bëri të ditur Komisioni Qëndror Zgjedhor. Sipas rezultateve paraprake Karimov ka fituar 88.1% të votave. Mandati presidencial zgjat 7 vjetë, derisa Karimovi e udhëheq Uzbekistanin që nga viti 1989.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha sot se zgjedhjet nuk i kanë plotësuar standardet demokratike.
Karimov u përball me tre kundërkandidatë, për të cilët analistët thonë se kanë hyrë në garë me qëllim që zgjedhjet të kenë një imazh të votimit demokratik. Uzbekistani asnjëherë nuk ka mbajtur zgjedhje, që janë cilësuar të drejta nga vëzhguesit perëndimorë.
XS
SM
MD
LG