Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Marrëveshjet ndërkombëtare që i nënshkruan Serbia përfshirë marrëveshjen për stabilizim asociim me Bashkimin Evropian duhet të jenë në funksion të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, shkruan në projekt-rezolutën për Kosovën e cila u është dërguar grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë.
Në tekst mëtej kuvendi kërkon nga qeveria e Serbisë që misioni i Bashkimit Evropian të mos mund të vendoset në Kosovë pa vendim përkatës të Këshillit të Sigurimit.
Drafti gjithashtu thotë se Serbia do ti rishikojë marrëdhëniet të cilat do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.
Ministri i jashtëm Vuk Jeremiq tha se drafti "paraqet vazhdimësi të politikave të qeverisë ndaj Kosovës".
Debati mbi projekt-rezolutën pritet të zhvillohet të mërkurën me 26 dhjetor.
XS
SM
MD
LG