Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka vlerësuar se rezoluta për Kosovën, e cila nesër do të gjendet para deputetëve të Kuvendit të Serbisë, "flet se Serbia nuk heq dorë nga e ardhmja e saj evropiane, por as edhe nga Kosova".
Tadiq ka thënë se edhe në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës Serbia nuk duhet të zhvillojë luftë sepse ajo është mënyra përfundimtare për t'u larguar nga Kosova.
Në projekt-rezolutë thuhet se marrëveshjet ndërkombëtare që i nënshkruan Serbia përfshirë marrëveshjen për stabilizim asociim me Bashkimin Evropian duhet të jenë në funksion të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Në tekst kërkohet nga qeveria e Serbisë që misioni i Bashkimit Evropian të mos mund të vendoset në Kosovë pa vendim përkatës të Këshillit të Sigurimit. Drafti gjithashtu thotë se Serbia do t'i rishikojë marrëdhëniet e saj me vendet të cilat do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.
Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq tha se drafti "paraqet vazhdimësi të politikave të qeverisë ndaj Kosovës".
XS
SM
MD
LG