Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Kombet e Bashkuara njoftuan sot se po zhvillojnë bisedime me qeverinë e Afganistanit lidhur me "keqkuptimin", që ndikoi që Kabuli të kërkoi largimin e dy diplomatëve evropianë, për të cilët thuhet se kanë pasur kontakte me talibanët. Dje qeveria e Afganistanit tha se dy diplomatëve, njëri nga BE-ja e tjetri zyrtar i OKB-së, u është urdhëruar që të largohen. Sipas Kombeve të Bashkuara, keqkuptimi u krijua pasi personat, që janë urdhëruar të largohen, kishin vizituar qytetin Musa Qala në provincën Helmand, qytet ky që pas 10 muajsh ishte rimarrë nga forcat afgane të sigurisë. OKB-ja thotë se këta persona e vizituan këtë territor për të vlerësuar përpjekjet për "stabilizim" pas ofensivës ushtarake.
XS
SM
MD
LG