Ndërlidhjet

VARMA: KS-JA DUHET TË JETË GJYKATËSI PËRFUNDIMTAR RRETH STATUSIT TË KOSOVËS


Brandon Varma, zëdhënës i KB-ve në Nju Jork

RADIO EVROPA E LIRË
ZotI Varma, pas takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, SHBA-të dhe vendet evropiane në KS thanë se cështja e Ksovoës tashmë i kalon Bashkimit Evropian. A do të thotë kjo se Kombet e Bashkuara nuk kanë më rol në këtë cështje?

BRANDON VARMA
Kombet e Bashkuara janë shumë të përfshira në Kosovë. Ne kemi një mision atje, i cili do mbetet në funksion derisa Këshilli i Sigurimit të vendosë ndryshe.

RADIO EVROPA E LIRË
A do të thotë kjo se për statusin e Kosovës do vendoset në Këshillin e Sigurimit?

BRANDON VARMA
Po, padyshim. Këshilli i Sigurimit duhet të jetë gjykatësi përfundimtar rreth statusit të ardhshëm të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Është bërë e qartë se dallimet mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës nga një anë dhe Rusisë nga ana tjetër, janë shumë të mëdha. Të gjitha këto vende kanë të drejtë vetoje. Në këto kushte a i mbetet Sekretarit të Përgjithshëm të luajë ndonjë rol?

BRANDON VARMA
Është shumë e vështirë të parashikosh të ardhmen në këto kushte. Ne duhet të presim dhe të shohim se si vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit do punojnë në këtë cështje sa do punojnë për të afruar qëndrimet. Në këtë moment, Sekretari i Përgjithshëm po dëgjon të gjitha palët. Ai i ndoqi punimet e Këshillit të Sigurimit mbi këtë cështje në 19 Dhjetor, por nuk foli pasi ishte aty për të dëgjuar. Në këtë fazë që jemi duhet të presim për një vendim nga Këshilli i Sigurimit.

RADIO EVROPA E LIRË
Në këto kushte cilat mund të jenë hapat që mund të ndërmarrë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së lidhur me statusin e Kosovës ?

BRANDON VARMA
Sekretari i Përgjithshëm paraqet raportet e rregullta periodike mbi aktivitetin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Raporti i rradhës do jetë në fillim të vitit të ardhshëm, ndoshta në janar dhe atëherë do jemi më të qartë rreth vëzhgimeve të Sekretarit të Pëergjithshëm mbi këtë cështje. Aktualisht ai vetëm po vëzhgon situatën.

RADIO EVROPA E LIRË
Pra ju nuk konfirmoni qëndrimin e SHBA-së dhe vendeve evropiane në KS-së se cështja e statusit të Kosovës do kalojë në duart e Bashkimit Evropian?

BRANDON VARMA
Në këtë moment kemi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës është vendosur misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Kjo rezolutë nuk ka ndryshuar misioni i OKB-së është ende atje dhe nuk mund të flas për deklarimet e vendeve anëtare mbi cështjen në fjalë.

Intervistoi: Ilirjana A. BAJO
XS
SM
MD
LG