Ndërlidhjet

logo-print

STAMBOLL


Aeroplanat luftarakë të Turqisë sot në mëngjes kanë sulmuar caqe të kryengritësve kurdë përgjatë kufirit të Turqisë, në Irakun verior, ka njoftuar ushtria e Turqisë. Ky ishte sulmi i tretë i konfirmuar kundër kryengritësve prej 16 dhjetorit. Ushtria po ashtu ka konfirmuar se më 18 të këtij muaji ka dërguar trupa tokësore për t'i luftuar militantët kurdë. Ushtria e Turqisë ka thënë se gjatë operacioneve të fundit janë vrarë më se 200 luftëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit.
XS
SM
MD
LG