Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë mundur ta ndryshojnë vendimin e Afganistanit për dëbimin e dy diplomatëve evropianë, për pretendimet se ata kishin kontakt me talebanët. Diplomatët evropianë janë urdhëruar të largohen nga vendi nesër me kërkesë të autoriteteve afagane. Zëdhënësi i presidentit Hamid Karzai tha se diplomatët "ishin të involvuar në disa aktivitete të cilat nuk ishin punë e tyre". Ndërkaq zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se këta persona e vizituan këtë territor për të vlerësuar përpjekjet për "stabilizim" pas ofensivës ushtarake.
XS
SM
MD
LG