Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti pakistanez, Pervez Musharaf, sot nëpërmjet të televizionit kombëtar i bëri thirrje popullit të mbetet i qetë pas vrasjes së lideres së opozitës Benazir Bhutto. Musharaf tha se terroristët duhet të fajësohen për vrasjen e saj:
- Ky ishte një akt mizor nga ata terroristë, që ne po i luftojmë. Siç kam thënë gjithnjë, kërcënimi më i madh për Pakistanin vije nga këta terroristë. Sot, lidhur me këtë rast tragjik, dëshirojë të marrë një vendim dhe në këtë aspekt, më duhet mbështetja juaj. Kërkojë ndihmë nga i gjithë vendi. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të mos i eliminojmë këta terroristë dhe t'i çrrënjosim ata, tha Pervez Musharraf, i cili shpalli tri ditë zie për vrasjen e zonjës Bhuto.

Lajmi për vrasjen e lideres opozitare ka ndikuar në përhapjen e dhunës në disa qytete në Pakistan. Probleme më të mëdha u raportuan në Xhakobabad, kur ndërtesat e gjyqeve, të bankave dhe të tjera u ndezën. Së paku katër njerëz janë vrarë gjatë trazirave, dy në Lahore dhe dy të tjerë në provincën Sindh.
Ministria e brendshme tha se policia dhe forcat ushtarake janë në gjendje gatishmëriem për të garantuar siguri.
XS
SM
MD
LG