Ndërlidhjet

PRAGË


Zyrtarë dhe liderë të shumtë botërorë kanë dënuar vrasjen e sotme të lideres opozitare pakistaneze, Benazir Bhutto.
Kryeministri britanik, Gordon Brown tha se zonja Bhutto rrezikoi gjithçka për demokracinë në Pakistan.
- Ajo e rrezikoi çdo gjë në përpjekjet e saj për ta fituar demokracinë në Pakistan dhe ajo është vrarë nga ata që i frikësohen demokracisë. Benazir Bhutto ndoshta është vrarë nga terroristët, por terroristët nuk duhet lejuar që ta vrasin demokracinë në Pakistan dhe kjo mizori e forcon përkushtimin tonë që terroristët nuk do të fitojnë atje, këtu dhe askund tjetër në botë, tha kryeministri britanik, Gordon Brown.
Vrasjen e kanë dënuar edhe liderët e Rusisë, ata të Francës, të Italisë, Japonisë, Iranit, të Afganistanit e të vendeve të tjera.
Ata vlerësuan se vrasja ishte akt i "terrorizmit" dhe i "fanatizmit".
Vatikani tha se vrasja e zonjës Bhuto ishte "tragjike dhe e tmerrshme".
XS
SM
MD
LG