Ndërlidhjet

KABUL


Dy të huajt që punojnë për Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian janë larguar nga Afganistani. Kabuli i dëboi Michael Semple dhe Marvin Patterson pasi i akuzoi se kanë kërcënuar sigurinë e shtetit meqë janë takuar me kryengritësit talebanë.
Në Nju Jork, Kombet e Bashkuara kanë mohuar se zyrtarët, njëri britanik dhe tjetri irlandez, kanë biseduar me
talebanët, dhe thanë se nuk ka baza për dëbimin e tyre.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Aleem Sidique thotë se dëbimi i tyre është bazuar në mosmarrëveshje.
-Ne besojmë se kjo është një mosmarrëveshje. Si pjesë e perpjekjeve tona në provincën Helmand, ne duhet të bisedojmë me njerëzit këtu, të mësojmë për nevojat e tyre, për shqetësimet, dhe ato nevoja e shqetësime ti sjellim në qeverinë qendrore në Afganistan, tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Aleem Siddique
XS
SM
MD
LG