Ndërlidhjet

MOSKË


Rusët konsiderojnë se negociatat për statusin e Kosovës janë ngjarja kryesore ndërkombëtare për vitin 2007, tregojnë rezultatet e një hulumtimi që e ka zhvilluar qendra gjithëruse për hulumtimin e opinionit.
Sipas anketës, 14% e rusëve konsiderojnë se çështja e pavarësisë së Kosovës është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare ndërsa në vendin e dytë radhitet Iraku me 12%.
Vendin e tretë e ndajnë vendimi për mbajtjen e Olimpiadës së Lojërave Dimërore në 2014 në Soçi të Rusisë dhe rritja e rolit të Moskës në skenën ndërkombëtare.
Anketa është zhvilluar me 22 dhe 23 dhjetor, në të cilën janë përfshirë 1600 vetë në 153 vendbanime në 46 krahina të Rusisë.
XS
SM
MD
LG