Ndërlidhjet

logo-print

ADELAIDE


Australiani i dyshuar për terrorizëm, i cili kaloi më shumë se 5 vjet në burgun Guantanamo, është liruar pasi e vuajti dënimin me burg në Australi. David Hicks, 32 vjeç, u kap teksa luftonte me talebanët në Afganistan në dhjetor, 2001. Në Guantanamo, ai u shpall fajtor në mars të këtij viti nën akuzën se i ka dhënë mbështetje materiale një organizate terroriste. Pas dënimit, Hicks-it iu mundësua që pjesën e mbetur të burgut ta vuajë në Adelaide, ku u kthye në maj.
XS
SM
MD
LG