Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Një militant i Al Kaedas, i apostrofuar për vrasjen e udhëheqëses së opozitës pakistaneze, Benazir Bhutto, ka mohuar çdo lidhje me atentatin. Më herët, qeveria e Pakistanit tha se Baitullah Mehsud, një figurë e Al Kaedas qëndron pas vrasjes ndaj Bhuttos teksa ajo po largohej nga tubim parazgjedhor në Rawalpindi. Por zëdhënësi i Mahsud, Maulama Umer i hodhi poshtë pretendimet si "propagandë të qeverisë". Zyrtarë të Partisë Popullore të Pakistanit të ish kryeministres Bhutto, gjithashtu i kanë hedhur poshtë pohimet e autoriteteve, dhe kanë akuzuar qeverinë e presidentit Pervez Musharraf se nuk i ka ofruar siguri të duhur Bhuttos. Ata hodhën dyshime edhe mbi pretendimet e ministrisë së Brendshme, sipas së cilës Bhutto nuk ka vdekur nga plumbi apo shrapneli, por ka përplasur kokën në automjetin kur është aktivizuar bomba.
Më shumë se 30 veta kanë humbur jetën në valën e dhunës që shpërtheu pas vrasjes së Bhuttos.
XS
SM
MD
LG