Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Edhe sot mandatari për krijimin e qeverisë së re Hashim Thaçi vazhdoi diskutimet mbi koalicionin qeverisës me kryetarin e LDK-se Fatmir Sejdiu. Nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj ka deklaruar në një takim të fundvitit me gazetarë se bisedimet pritet të finalizohen me marrëveshjen për koalicionin qeverisës. Ndryshe, Limaj në këtë takim e ka karakterizuar vitin 2007 si një vit të fitoreve edhe për Kosovën edhe për PDK-në. Ai pret që 2008-ta të sjell edhe ndërtimin e shtetit të ri.
“Po futemi në një vit tepër të rëndësishëm, që përfundimisht do të jetë në historinë e vendit tonë, vit i cili do të karakterizohet me shpalljen e shtetit të Kosovës, dhe vit i cili do të karakterizohej fillimin e ndërtimit të këtij shteti të ri të shumëpritur të cilin qytetarët e Kosovës në pafundshmëri e kanë pritur”, tha Limaj
XS
SM
MD
LG