Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi amerikan në treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Frank Wisner tha se qëndrim i Shteteve të Bashkuara është se ka ardhur koha për zbatimin e planit të Ahtisaarit, i cili, sipas tij, "shumë hapur flet për perspektivën e Kosovës së pavarur". "Nuk ka mënyrë që Kosova të jetë e gatshme të kthehet nën sovranitetin e Serbisë" tha zoti Wisner dhe shtoi se "kështu kemi ardhur në përfundimin më të logjikshëm i cili Kosovës i sjell stabilitet dhe krijon qartësinë shumë të nevojshme për gjithë rajonin, e kjo është pavarësia". Mëtutje në intervistën për gazetën Veçernje Novosti, zoti Wisner tha se "kosovarët kanë pritur tetë vjet që gjërat të qartësohen" dhe se tash "është koha që kjo të përfundojë". I pyetur për kundërshtimet e Rusisë dhe të disa vendeve evropiane ndaj pavarësisë së Kosovës, ai është përgjigjur se duhet pritur që evropianët të deklarohen duke shtuar se një numër i madh i vendeve evropiane e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje. Duke folur për raportet e ardhshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, Frank Wisner tha se "Serbia dhe SHBA-të kanë qëndruar krah për krah në dy luftëra botërore. Besojmë thellë në këtë. Serbia po zhvillohet në vend modern, demokratik në Evropë. Qëllimi ynë është që, përkundër mospajtimeve lidhur me zgjidhjen për Kosovën, tu kthehemi ndërtimit të këtyre raporteve".
XS
SM
MD
LG