Ndërlidhjet

ZAGREB


Ministri i brendshëm kroat, Ivica Kirin ka dhënë dorëheqje pasi ishte fotografuar me personin e akuzuar për krime ndaj serbëve në vitin 1995. Zoti Kirin shprehu "keqardhje dhe kërkoi falje" për incidentin, pasi fotografitë, ku ai shihej me ish gjeneralin Mladen Markac, ishin botuar në shtypin e Kroacisë. Zoti Markac është arrestuar dje në shtëpinë e tij në Zagreb meqë Tribunali i Hagës për krime të luftës ka urdhëruar që ai të kthehej në Hagë, për shkak se i ka shkelur kushtet e lirimit të tij në pritje të procesit gjyqësor. Mladen Markac ishte liruar me kusht në vitin 2004. Ministria që udhëhiqej nga Ivica Kirin ishte përgjegjëse për kontrollimin e lëvizjeve të të akuzuarit Markac.
XS
SM
MD
LG