Ndërlidhjet

KRAFORD


Shtëpia e Bardhë thotë se mesazhi i fundit nga lideri i al-Kaidës, Bin Laden, tregon për nevojën e përmirësimit të situatës në Irak dhe për rëndësinë e misionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në këtë vend. Zëdhënësi Tony Fratto tha mbrëmë se audio shiriti është përkujtim se qëllimi i al-Kaidës në Irak është bllokimi i demokracisë dhe lirisë për irakianët. Mesazhi i mbrëmshëm i Bin Ladenit kërkon nga myslimanët që të mos e përkrahin qeverinë irakiane të mbështetur nga amerikanët dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se synon kontrollin ndaj naftës së Irakut.
XS
SM
MD
LG