Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti Boris Tadiç tha se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është mënyra e vetme ta mbajë Kosovën, dhe paralajmëroi se qeveria serbe do të merrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit. "Për dallim nga ata që pohojnë se anëtarësimi ynë në BE e shkëput Kosovën nga Serbia, unë pohoj se kjo është mënyra e vetme që ta ruajmë Kosovën në Serbi", ka thënë Tadiç.
Kryeministri Vojisllav Koshtunica ka thënë se në vitin 2008 pritet vazhdimi i betejës për Kosovën. "Përballemi me një sfidë të vjetër shekullore që fuqitë e mëdha përpiqen të na rrëmbejnë territorin. Por sot Serbia ka aleatë, para së gjithash Rusinë, të cilët në Kombet e Bashkuara e kanë mbrojtur të drejtën e Serbisë, që për të, ashtu si dhe për vendet tjera, të vlejë parimi i respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG