Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Komisioni Zgjedhor i Pakistanit do vendosë nesër për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të përgjithshme të paraparë për në 8 janar. Burimet e Komisionit thanë se gjatë ditës presin raportet mbi gjendjen e sigurisë në vend dhe në bazë të këtyre informacioneve do të marrin vendimin për zgjedhjet.
Pas vrasjes së drejtueses së opozitës Benazir Bhutto dhe dhunës që përfshiu vendin partia mbështetëse e presidentit Musharaf e cilësoi si realiste mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve. Partia e Bhuttos njoftoi se do të marrë pjesë në zgjedhje. Këtij qëndrim iu bashkua edhe udhëheqësi tjetër i opozitës Nawaz Shariff.
XS
SM
MD
LG