Ndërlidhjet

logo-print

SAN FRANCISCO


Gruaja, e cila 32 vjet më parë u përpoq të vrasë ish presidentin amerikan Gerald Ford, është liruar nga burgu për shkak të sjelljes së mirë. Sara Jane Moore qëlloi në drejtim të presidentit Ford ndërsa ai po dilte nga një hotel në San Francisco në 22 shtator, 1975. Por, një kalimtar rasti i ra në dorë dhe bëri që plumbi të kalojë mbi kokën e presidentit pa i shkaktuar asnjë lëndim. 77-vjeçarja Moore ka thënë se i ka ardhur keq për veprimin që ka bërë.
XS
SM
MD
LG