Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Autoritetet zgjedhore të Pakistanit pritet që gjatë ditës së sotme ta shpallin vendimin se a do të mbahen apo jo zgjedhjet më 8 janar, siç ishte e paraparë. Vrasja e lideres opozitare, Benazir Bhutto, javën e kaluar shkaktoi trazira nga të cilat u vranë së paku 58 vetë. Një zyrtar zgjedhor tha se shpallja për shtyrje të votimit do të bëhjet sot dhe do të përcaktohet data e re për zgjedhje. Partia e lideres së vrarë, Bhutto dhe ajo e ish kryeministrit Nawaz Sharif, kërkojnë që zgjedhjet të mbahen ashtu siç është paraparë - më 8 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG