Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Autoritetet në Iran kanë burgosur një person të akuzuar për përhapjen e thashethemeve për përpjekje të mundshme për atentat kundër presidentit rus, Vlladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Teheran, në tetor të vitit të kaluar. Agjencia zyrtare e lajmeve, IRNA, raportoi për këtë burgosje por nuk dha detaje të hollësishme. Përkundër thashethemeve për komplot, zoti Putin e pat vizituar atë muaj Teheranin dhe qe takuar me liderët iranianë.
XS
SM
MD
LG