Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Politikologu francez, Zhak Rupnik ka thënë se Evropa ka vlerësuar gabimisht politikën serbe. Aktualisht "të ashtuquajturit demokratë properëndimor" lidhur me çështjen e Kosovës po dëshmojnë se "janë nacionalistë, njësoj si të tjerët. Ata vetëm po shfrytëzojnë metoda më të qeta". Duke u shprehur lidhur me rolin e Sllovenisë si kryesuese e radhës e BE-së, lidhur me statusin e Kosovës, Rupnik tha se "roli kryesor i Sllovenisë do të jetë që të përpiqet që të dy palët t'i bindë për kompromis dhe të theksojë se të dy vendet kanë perspektivë evropiane". Këto komente ai i bëri për të përditshmen sllovake, Hospodarske Novini.
XS
SM
MD
LG