Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Komisioni qëndror i zgjedhjeve në Pakistan njoftoi sot se zgjedhjet parlamentare në vend do të mbahen me 18 shkurt. Drejtuesi i komisionit qendor te zgjedhjeve Qazi Mohammad Farooq tha sot se zgjedhjet e parapara për 8 janar do të shtyhen për shkak të vrasjes së lideres opozitare Benazir Bhutto javën e kaluar. Ndërkaq lideri i partisë opozitare Nawaz Sharif tha se do të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht vendimit të autoriteteve zgjedhore për shtyrjen e tyre. Presidenti Pervez Musharaf do ti drejtohet sot popullit përmes televizionit kombëtar ku do të bëjë thirrje për unitet dhe qetësi.
XS
SM
MD
LG