Ndërlidhjet

UASHINGTON/PEKIN


Shtetet e Bashkuara janë dyshuese se Koreja e Veriut do të përmbushë premtimin për t'i dorëzuar bashkësisë ndërkombëtare listën e plotë me programet bërthamore.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perrino tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë asnjë informacion nga Penjani megjithë faktin se Koreja e Veriut nuk respektoi afatin për mbylljen e centralit bërthamor në Jongbijon.
Mbyllja e centralit ishte paraparë në marrëveshjen gjashtëpalëshe.
Kina, pjesëmarrëse në bisedimet gjashtëpalëshe dhe një nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë të Penjanit e cilësoi "normale" vonesën e Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG