Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta shqyrtojë me 16 janar raportin e UNMIK-ut për gjendjen ne Kosovë, tha sot në Nju Jork kryesuesi i këshillit për muajin janar, ambasadori i Libisë Giadalla Ettalhi. Raportin do ta paraqesë shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker.
Ambasadori i Libisë tha se ky takim ishte caktuar që më parë, por formati i mbledhjes përsëri do të shqyrtohet sepse në selinë e Kombeve të Bashkuara sot ka arritur kërkesa e presidentit të Serbisë Boris Tadiq që të flasë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG