Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se Bashimi Evropian "do të duhet të zgjedhë" më 28 janar nëqoftëse do të nënshkruajnë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Serbinë, apo të vendosë për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë.
"Në 28 janar, BE-ja duhet të zgjedhë nëse do ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, ose nën trysninë e Shteteve të Bashkuara do të sjellë vendimin për dërgimin e misionit të vet civil në Kosovë, në mënyrë që ta fillohet zbatimi i planit të Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, respektivisht për shkëputjen e një pjese të territorit të Serbisë", ka thënë Koshtunica.
Sipas tij, nëqoftëse BE-ja do të merrte vendim për dërgimin e misionit në Kosovë, atëherë do të anulohej dhe shfuqizohej nisma për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit me Serbinë.
XS
SM
MD
LG