Ndërlidhjet

SHKUP


Një polic maqedonas është vrarë, dhe 2 të tjerë janë plagosur sot pasdite në Shkup kur ndaj automjetit të tyre është shtënë me armë zjarri nga një veturë civile, njoftoi zëdhënësi i ministrisë së brendshme Ivo Kotevski. "Nuk dihet për motivet e sulmit, ndërsa identiteti i policit të vrarë do të bëhet pasi që të njoftohet familja e tij", tha Kotevski. Ai tha se hyrjet për në Shkup janë të mbyllura, ndërsa policia po i zhvillon hetimet.
XS
SM
MD
LG