Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush tha se një ndër arsyet e vizitës së tij në Lindjen e Mesme është përpjekja për të frenuar ndikimin e Iranit në rajon. Bush i bëri këto komente në një intervistë për agjensinë Reuters. Të martën me 8 janar Bush nis turneun e tij të parë një javor në Lindjen e Mesme me vizitën në Izrael, Bregun Perendimor, Arabinë Saudite dhe vende të tjera arabe. Presidenti amerikan tha se pret pyetje gjatë turneut të tij rreth raportit të ri të kundër zbulimit amerikan që thotë se Irani ka ndaluar programin e armëve bërthamore në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG