Ndërlidhjet

DIYARBAKIR


Policia turke ka arrestuar katër persona lidhur me sulmin me bombë nga i cili dje vdiqën pesë vetë në qytetin Diyarbakir, që është qyteti më i madh në pjesën juglindore të Turqisë, e banuar kryesisht me popullatë kurde. Nga shpërthimi i djeshëm u plagosën edhe 68 vetë. Për këtë sulm askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por autoritetet e kanë bërë të qartë se ata dyshojnë se sulmi është kryer nga Partia Punëtore e Kurdistanit, që është e ndaluar. Forcat e Turqisë po i luftojnë militantët e kësaj partie në Turqi dhe në Irakun verior.
XS
SM
MD
LG