Ndërlidhjet

logo-print

DES MOINES – SHTETET E BASHKUARA


Mike Huckabee për republikanët dhe Barack Obama për demokratët kanë fituar garën për zgjedhjet presidenciale në shtetin e Ajovës.
Huckabee, ish guvernatori i Arkansasit dhe ish prift tha se fitorja e tij ishte fillimi i një dite të re në politikën amerikane.
"Ajo cfarë kemi parë sonte është një ditë e re në politikën amerikane. Një ditë e re i nevojitet politikës dhe qeverisë amerikane dhe kjo filloi sonte në Ajova", tha Huckabee.
Në kampin e demokratëve senatori Barack Obama mundi dy senatorët e tjerë, John Eduards dhe Hillary Clinton. Obama premtoi se do sillte ndryshme nëse fitonte, një fitore kjo historike duke pasur parasysh se do të ishte presidenti i parë afro-amerikan.
"Ne po zgjedhin shpresën në vend të frikës. Ne po zgjedhim bashkimin në vend të ndarjes dhe po dërgojmë një mesazh të fuqishëm se ndryshimi po vjen në Amerikë", tha Obama.
Por ky është vetëm fillimi i garës, e cila do zhvillohet në cdo shtet amerikan.
XS
SM
MD
LG