Ndërlidhjet

logo-print

GAZA


Hamasi e quajti vizitën e planifikuar të presidentit amerikan George Bush në Lindjen e Mesme si të "pa dëshiruar". Lëvizja Islamike, e cila kontrollon Rripin e Gazës, tha se nga kjo vizitë do të përfitojë vetëm Izraeli në kurriz të palestinezëve. Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri ka deklaruar se, vizita e presidentit Bush në Izrael dhe vendet e tjera në rajon ka për qëllim nxitjen e bisedimeve paqësore midis Izraelit dhe Palestinës, projekt të cilin Hamasi e ka refuzuar.
XS
SM
MD
LG