Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se përfundimisht është arritur marrëveshja me LDK-në për koalicionin qeverisës. Pas mbledhjes së kryesisë së PDK, nënkryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj konfirmoi për Evropën e Lirë, se tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes. Limaj, ka cituar mandatarin për kryeministër Hashim Thaci të ketë thënë se koha e nënshkrimit të marrëveshjes do të caktohet nga vetë ai dhe kreu I Lidhjes Demokratike te Kosovës Fatmir Sjediu. Por, në anën tjetër, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë se ende nuk bëhet fjalë për zyrtarizim të marrëveshjes, por vetëm për përafrim të qëndrimeve. Zëdhënësi i LDK-së Vehbi Miftari ka thënë se arritja e marrëveshjes pritet të bëhet në ditët në vijim.
XS
SM
MD
LG