Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në fjalimin javor në radio presidenti amerikan George Bush tha se vizita e tij në Lindjen e Mesme javën e ardhshme ka për qëllim nxitjen e paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ai theksoi se është e rëndësishme që Bashkësia Ndërkombëtare të përballet me ato që Bush i cilësoi ambicie agresive të Iranit. Gjatë vizitës 8 ditore, e cila fillon me 8 janar, Bush do të vizitoj Izraelin, Bregun Perendimor, Kuvajtin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Araabe, Arabinë Saudite dhe Egjiptin. Kjo është vizita e tij e parë në Izrael.
XS
SM
MD
LG