Ndërlidhjet

BEOGRAD


Refuzimi i integrimit në Bashkimin Evropian do të dëmtonte përpjekjet e Serbisë ta mbajë Kosovën, tha presidenti serb Boris Tadiq. "Vetëm një Serbi e fortë mund të mbrojë interesat e saj në të cilat përfshihet edhe Kosova. Tërheqja nga rruga evropiane nënkupton tërheqje edhe nga Kosova", tha Tadiq. Ndërkaq kryeministri serb kishte thënë se dërgimi i misionit të BE-së pa një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit "automatikisht do të thotë se marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk do të ekzistoj më tej".
XS
SM
MD
LG