Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Partia e lideres opozitare të vrarë Benazir Bhutto do të kërkojë nga Kombet e Bashkuara që të zhvillojnë hetime lidhur me vrasjen e saj, nëse kjo parti e formon qeverinë pas zgjedhjeve të parapara për muajin e ardhdhëm. Farhatullah Babar, zyrtar i lartë nga Partia e Popullit të Pakistanit, tha sot se verzioni i qeverisë për këtë zhvillim "kishte ndryshuar nga dita në ditë". Nga ana tjetër, në një intervistë për televizionin amerikan, presidenti Pervez Musharaf tha se personi i armatosur ndoshta e ka vrarë Benazir Bhutton, por liderja opozitare e ka vënë jetën e saj në rrezik dhe është përgjegjëse për vdekjen e saj.
XS
SM
MD
LG