Ndërlidhjet

TEHERAN


Si pasojë e rreshjeve të shumta të borës në vitet e fundit është çrregulluar sot transporti në Iran, duke anuluar shumicën e fluturimeve dhe mbylljen e shumë rrugëve. Mediat iraniane thonë se të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe vendore janë anuluar. Bora ka mbuluar pjesën veriore, lindore dhe pjesën qëndrore të vendit. Shkollat dhe universitetet në shumë qytete do të jenë të mbyllura gjatë ditës së hënë. Edhe zyrat qeveritare janë urdhëruar të mbyllen të hënë dhe të martën.
XS
SM
MD
LG