Ndërlidhjet

TEHERAN


Autoritetet iraniane i kanë amputuar dorën e djathtë dhe shputën e këmbës së majtë të pesë kriminelëve të denuar për vjedhje të armatosur dhe marrje te pengjeve. Agjensia e lajmeve ISNA raportoi sot për amputimin e dyfishtë - i lejuar me ligj por rrallë herë i aplikuar në Iran. Ky denim u ekzekutua në prani të mjekëve në qytetin jugor te qytetit Zaheden. Këta persona ishin shpallur fajtor për shkak të "veprimit kundër Zotit" dhe "për korrupsion" për shkak të pjesëmarrjes në vjedhje dhe marrjes së pengjeve.
XS
SM
MD
LG