Ndërlidhjet

MANCHESTER/SHBA


Sondazhet e opinionit tregojnë se Barack Obama prin me 10 % para senatores Hillary Clinton në garën për nominimin e Partisë Demokratike në New Hampshire. Obama u tha dje votuesve se do t'i mundë kandidatët republikanë, dhe rivalët e partisë së tij.
"Ne i fituam votat. Prandaj do t'i fitojmë edhe zgjedhjet. I munda të tjerët sepse ata flasin për të kaluarën, ndërsa ne për të ardhmen", tha Obama.
Në taborrin e Partisë Republikane, sondazhet tregojnë se senatori John McCain është para kandidatëve rivalë Mitt Romney dhe Mike Huckabee.
"Garoj për president të Shteteve të Bashkuara sepse ka dy misione madhore që do t'i kem si president. Njëri është ta rikthej besimin në qeverinë, dhe tjetri që të përballem me sfidën e shekullit 21, i cili është ekstremizmi radikal islamik", tha McCain.
Votimi paraprak në New Hampshire do të mbahet të martën më 8 janar.
XS
SM
MD
LG