Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë kërcënimet e Al Kaedas për të vënë në shënjestër presidentin George Bush gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, duke thënë se rrjeti terrorist nuk ofron "asgjë tjetër përveç vdekjes dhe dhunës". Zëdhënësi për siguri kombëtare, Gordon Johndroe tha se vizita e Bushit këtë javë synon "t'u ofrojë ideologji të shpresës" njerëzve, të cilët janë në kërkim të një jete më të mirë.
Në një mesazh të postuar në internet, një pjesëtar amerikan i Al Keadas, Adam Gadahn, u bëri thirrje islamistëve që ta vënë në shënjestër Bushin gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme që fillon nesër.
XS
SM
MD
LG