Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Autoritetet kineze kanë përjashtuar qindra njerëz nga Partia Komuniste apo nga puna në qeveri sepse kanë shkelur politikën zyrtare për një fëmijë. Agjencia Xinhua tha se në vitin 2007, rreth 93 mijë njerëz në provincën Hubei kishin më shumë fëmijë se sa lejon ligji aktual. Në mesin e tyre janë qindra zyrtarë, ligjvënës dhe këshilltarë politikë. Agjencia raportoi se 500 veta janë përjashtuar nga Partia Komuniste, ndërsa 395 veta e humbën vendin e punës në qeveri.
XS
SM
MD
LG