Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria pakistaneze tha sot se nuk do t'i lejonte asnjë vendi të kryejë operacione ushtarake në territorin e Pakistanit në kërkim të militantëve islamikë. Vërejtjet e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme, Mohammad Sadiq pasuan raportin në New York Times, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë që t'i autorizojnë forcat e tyre që të zhvillojnë aksione të mbuluara më agresive në Pakistan
Ndërkohë, presidenti Pervez Musharraf tha se trupat e Pakistanit janë vënë në ndjekje të Al Kaedas dhe të militantëve talebanë. Por Musharraf i tha televizionit amerikan tha se trupat "nuk e kërkojnë veçanërisht" kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden, sepse nuk ka prova që ai ndodhet në Pakistan.
XS
SM
MD
LG