Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Zyrtarët në Pentagon thonë se ka ndodhur një incident në të cilin janë involvuar anijet iraniane dhe ato të Shteteve të Bashkuara në ujërat ndërkombëtare. Zyrtarët thonë se pesë anije iraniane u ishin ofruar anijeve të marinës amerikane
në Hormuz të shtunën dhe u ishin kërcënuar që ti hedhin ato në ajër. Nuk ka pasur të shtëna, por kur kapiteni i anijes amerikane ishte përgaditur për të dhënë urdhër për të shtëna, anijet iraniane ishin tërhequr.
Zëdhënësi i departamentit të mbrojtjes, Mark Ballesteros i tha radios Evropa e Lirë se aksionet iraniane duhet të shpjegohen nga Teherani.
"Ky ishte akt i pakujdesshëm, i rrezikshëm dhe potencialisht armiqësor që qartas duhet të shpjegohet dhe ne do të punojmë me kolegët tanë në qeverinë amerikane për mënyrën përkatëse për ta shqyrtuar këtë çështje me qeverinë e Iranit", tha Mark Ballesteros.
Në shtëpinë e bardhë, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare Gordon Johndroe kërkoi nga iranianët "që të përmbahen nga aktet e këtilla provokuese që mund të çojnë në incidente të rrezikshme në të ardhmën". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Ali Hosseini e hodhi poshtë incidentin duke sugjeruar se ishte çështje e identifikimit të gabueshëm.
XS
SM
MD
LG