Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë të sigurisë në Irak thanë se nga shpërthimi i dy bombave vetëvrasëse në Bagdad janë vrarë së paku 14 persona dhe rreth 20 u plagosën para zyrës së një agjencie qeveritare, e cila kujdeset për xhamitë dhe tempujt shiitë. Njoftohet se në mesin e të vrarëve është edhe kreu i një grupi lokal shiit, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Nga shpërthime të tjera në kryeqytetin irakian janë vrarë së paku 5 persona.
XS
SM
MD
LG