Ndërlidhjet

NJU HEMPSHIR


Zgjedhësit në Nju Hempshir sot më vonë gjatë ditës do të votojnë për favoritët e tyre ndër kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara. Sipas hulumtimeve të fundit të opinionit, senatori Barack Obama udhëheq ndaj senatores Hillary Clinton në garën për nominim në Partinë Demokratike. Në fjalimin e saj gjatë fushatës së djeshme, zonja Clinton tha:
- Disa njerëz mendojnë se zgjedhjet janë lojë. Por, kjo është për vendin tonë, është për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe është për të ardhmen e të gjithë neve, tha Hillary Clinton.
Sipas hulumtimeve të opinionit, ndër republikanët po udhëheq senatori John McCain, para rivalëve Mitt Romney dhe Mike Huckabee.
- Kjo është dita kur ne do t'i themi botës se shteti i Nju Hempshirit përsëri e ka zgjedhur presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, tha John McCain.
XS
SM
MD
LG