Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Opozita e Gjeorgjisë njoftoi se për sot planifikon tubime publike në Tbilisi për të kërkuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Të dhënat zyrtare tregojnë se Mikhael Saakashvili fitoi në zgjedhjet e së shtunës me më tepër se 50 përqind të votave të fituara, ndërsa rivali i tij Levan Ganchechiladze fitoi 25 %. Opozita nuk i ka pranuar rezultatet, duke akuzuar autoritetet për vjedhje. Vëzhguesit e jashtëm kanë thënë se votimet, përkundër disa shkeljeve, kryesisht ishin të lira dhe korrekte, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë përgëzuar Gjeorgjinë për këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG