Ndërlidhjet

AMSTERDAM


Udhëheqësit e pesë qendrave të njohura ndërkombëtare të informimit kanë dënuar atë që ata e cilësuan si "kërcënim i vrazhdë dhe në rritje" për lirinë e mediave në mbarë botën. Në takimin në Hilversum të Holandës, drejtorët e Zërit të Amerikës, të BBC-së, Deutche Velle, Radio France International dhe Radio Holanda thanë se ekziston një trend ndaj kufizimeve të mediave dhe sulmeve kundër gazetarëve në shumë vende, në të cilat ato transmetojnë program. U kërkua që qeveritë t'i respektojnë përkushtimet sipas Deklaratës për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dhe të lejojnë transmetimin e lirë të informacioneve.
XS
SM
MD
LG