Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme pritet të zgjedhë kryesinë dhe kryetarin e Kuvendit si dhe të votojë përbërjen e qeverisë së re, në krye të së cilës do jetë Hashim Thaci.
Thaci i cili pas votimit të sotëm do të jetë dhe zyrtarisht kryeministri i Kosovës është shprehur i kënaqur me përbërjen e qeverisë së tij, përbërje e cila sipas Thacit garanton sukses në mandatin e saj katër vjecar.
Bazuar në marrëveshjen mes PDK-së dhe LDK-së, partive më të mëdha në koalicionin qeveritar, procedurës së votimit i nënshtrohet dhe presidenti i vendit për një mandat 5 vjecar. Postin e presidentit do ta mbajë LDK-ja bazuar në marrëveshjen mes partive në koalicionin qeveritar.
XS
SM
MD
LG