Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Presidenti amerikan George Bush ka mbërritur në Izrael për një vizitë tre ditore. Kjo është vizita e parë e Bushit në Izrael gjatë dy mandateve të tij presidenciale. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do vizitojë dhe territoret palestineze.
Bush është pritur nga presidenti izraelit, Shimon Peres dhe kryeministri Ehud Olmert, të cilët e kanë quajtur këtë vit si "moment të së vërtetës" për Lindjen e Mesme.
"Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë aleatë të fuqishëm. Burimi i kësaj miqësie është besimi i përbashkët në liritë e njeriut. Popujt tanë në kushte të vështira ndërtuan dy demokraci. Ne ndërtuam ekonomitë e tregut për të nxjerrë në pah potencialin e popujve tanë. Aleanca mes dy kombeve tona ndihmon sigurinë e Izraelit si shtet hebrej", tha Bush me të mbërritur në Tel Aviv
Presidenti amerikan do të takohet dhe me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas dhe kryeministrin Salam Fayad.
Presidenti amerikan pas Izraelit do vizitojë dhe Kuvajtin, Bahareinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Egjiptin.
Burimet izraelite njoftojnë se militantët palestinezë në prag të vizitës së Bushit kanë gjuajtur me raketa në territorin e Izraelit. Në kundërpërgjigje forcat izraelite kanë vrarë një militant dhe kanë plagosur 4 të tjerë.
XS
SM
MD
LG